top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KENIA FESTOI LINDJEN E NJË RINOCERONTI (NJË NGJARJE TASHMË E RRALLË) | PËR SHKAK TË GJUETISË PA LEJE KANË MBETUR VETËM 61 RENOCERONTË TË BARDHË DHE 28 TË ZINJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 6, 2024
  • 1 min read

Updated: Aug 10

ree

Kenia | Organi qeveritar i Kenias për mbrojtjen e jetës së egër (KWS) festoi lindjen e një këlyshi rinoceronti, një ngjarje gjithnjë e më e rrallë.

 

Lindja ka ndodhur brenda parkut kombëtar Meru, në rrëzë të malit Kenia, siç raporton KWS në faqen e saj në Facebook.

 

Jemi të emocionuar të fillojmë javën me këtë lajm, ka lindur një këlysh rinoceronti.

 

Ne mezi presim ta shohim atë të rritet dhe të lulëzojë në habitatin e tij natyror”, shkruan organizata.

 

Që nga viti 2020, popullsia e rinocerontëve në Kenia ka rënë në mënyrë dramatike.

 

Parku Meru, i cili zakonisht regjistronte numrin më të madh të lindjeve, kishte nëntë këlyshë dhe mbi 200 të rritur, por shumica e tyre u zhdukën për shkak të aktiviteteve të gjuetisë pa leje”, raportoi gazeta Star.

 

Në një përpjekje për të shpëtuar kafshët, KWS krijoi një strehë' prej 870 kilometrash katrorë që tani është shtëpia e specieve të rinocerontëve bardh e zi të rrezikuar në mënyrë kritike, nën mbikëqyrjen 24-orëshe.

 

Sipas një raporti të KWS të vitit 2017, numri i përgjithshëm i rinocerontëve në Kenia është 61 të bardhë dhe 28 të zinj.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page