KENIA: 270 ARRESTIME PËR AKTE KRIMINALE GJATË PROTESTAVE.

Jul 4, 2024
1 min read
Updated: Aug 10, 2025

Nairobi, Kenia | Policia e Kenias tha se arrestoi më shumë se 270 veta të dyshuar se kishin kryer krime dhe vandalizëm gjatë demonstratave të djeshme antiqeveritare.
“Forcat e sigurisë në të gjithë vendin kanë identifikuar të dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale nën pretekstin e protestave dhe i kanë marrë në paraburgim”, tha Drejtoria e Hetimeve Kriminale, duke shtuar se 204 persona u arrestuan në zonën e Nairobit dhe 68 të tjerë në pjesë të tjera të vendi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments