top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KAÇANIK: U ARRESTUAN REJHAN BELA + HAKI BELA + RILIND MURATI | AKUZOHEN SE KANË DORË NË VRASJEN E PUNONJËSIT TË POLICISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS MUHAMED LIKA (JANË ISLAMIKË RADIKALË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 21
  • 3 min read

Updated: Apr 24

Kaçanik, Republika e Kosovës | Strukturat e Posaçme të Policisë arrestuan:

1- Z. Rejhan Bela.

2- Z. Haki Bela.

3- Z. Rilind Murati.

4- Granit Murati (i biri i z. Ibush Murati, ish-punonjës i Policisë së Republikës së Kosovës).

5- Disa qytetarë identiteti i të cilëve mbahet konfidencial.

 

Ata akuzohen për vrasjen e punonjësit të Policisë së Republikës së Kosovës Muhamed Lika.


Ata janë praktikues të vlerave të islamit radikal.


Zakonisht këto vlera fetare financohen nga Serbia dhe nga Rusia, me ndërmjetësimin e shoqatave arabe dhe të propagandistëve arabë (kryesisht subjekte që ushtrojnë funksione te agjencitë e inteligjencës por që maskohen dhe paraqiten në publik si misionarë dhe bamirës fetarë islamikë).

 

Njoftim | Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mengjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik.

 

Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë, deklaroi zëdhënësi Baki Kelani.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Sipas përmbajtjes së akteve proceduriale penale vrasja u krye për 47 sekonda.

 

Në datën 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në katin e dytë, të hyrjes së një objekti banimi, i mituri në bashkëpunim të lartpërmendurit (me dashje dhe me paramendim) vranë të ndjerin Muhamed Lika.

 

Viktima pas përfundimit të orarit të punës ora 22:53, rrugës për në banesën e tij, ku i njëjti ishte përcjellur në vazhdimësi nga madhorët deri te hamja e banesës së tij ku pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri Rejhan Bela i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri, në vend ngjarje janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm dhe nga plagët e marra, viktima Muhamet Lika në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e tij, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, e pastaj i mituri pas kryerjes së vrasjes ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të lokalit….” ku bashkohet me të pandehurin Rilind Murati, i cili kishte qenë duke e pritur”, thuhet në aktet proceduriale penale të organit të akuzës.

 

Nga momenti i hyrjes së të miturit Rejhan në objekt deri në daljen janë 47 sekonda, pastaj rreth orës 22:58, nga kamerat e sigurisë, vërehet duke u kthyer me vrap mbrapa nga kishte ardhur pas kryerjes së vrasjes duke ikur në drejtim të lokalit Dukagjini”, thuhet po atje.

 

Në aktet proceduriale penale gjendet edhe një bisedë e inçizuar e kryer mes të lartpërmendurve.

 

Pastaj i mituri pas kryerjes së vrasjes ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të lokalit…. ku bashkohet me të pandehurin Rilind Murati, i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes rrugës “Mejdi Dalloshi” ku ishin duke vrapuar i mituri dhe i pandehuri dëgjohet një zë duke thënë “Bravo ik”, paraprakisht nga pamjet e kamerave vërehet i mituri Rejhan Bela së bashku me të pandehurit Rilind Murati dhe Vatan Çaka dhe lëvizjet e të pandehurve tjerë”, thuhet po atje.

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page