top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KAVAJË: U ARRESTUA GAZMIR GEXHA | AKUZOHET PËR VJEDHJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 10
  • 2 min read

Updated: Jun 15

ree

Kavajë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Gazmir Gexha, me moshë 36 vjeç, nga Republika e Kosovës.


Njoftim | Kavajë/Tentoi të vidhte në një automjet, gjatë natës, vihet në pranga 36-vjeçari.


36-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë, duke u larguar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi.


Shpallet në kërkim pronari i këtij automjeti, i dyshuar si bashkëpunëtor i 36-vjeçarit.


Sekuestrohet automjeti.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetas, se kishin tentuar të vidhnin në automjetin e tij, në fshatin Luz i Vogël, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Nga hetimet dyshohet se mbrëmjen e djeshme, shtetasi G. G. ka tentuar të vjedhë sende personale nga automjeti i parkuar pranë një karburanti, në fshatin Luz i Vogël.


Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë e kanë kapur në flagrancë shtetasin G. G., duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin në pronësi të shtetasit S. B., i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i 36-vjeçarit, për këtë vjedhje.


Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi G. G., 36 vjeç, banues në Kosovë, dhe u shpall në kërkim shtetasi S. B., 39 vjeç.


Punohet për kapjen e tij.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja", mbetur në tentativë dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page