KAVAJË | LAUREL ALITE U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ; CACI NOVAKU U SHOQËRUA PËR INTERVISTIM POLICOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Kavajë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin rrugor “Gosë-Vilëbashtovë” mbeti i vdekur:
1- Z. Laurel Alite, me moshë 49 vjeç, drejtues motomjeti.
U shoqërua për intervistim policor:
1- Z. Caci Novaku, drejtues automjeti.
Njoftim | Rreth orës 09:05, në aksin rrugor Gosë-Vilëbashtovë, Kavajë, një automjet me drejtues shtetasin C. N. është përplasur me një motomjet.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. A., 49 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





Comments