top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KAOS NË VENEZUELË | NUK KA NAFTË NË PIKAT E KARBURANTIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 2, 2023
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Radhët e gjata në pompat e karburanteve janë rikthyer në Karakas, kryeqyteti i Venezuelës.


Një skenë që përsëritet në mënyrë ciklike dhe që përshkruan vështirësitë e vendit në prodhimin dhe shpërndarjen e karburantit, pavarësisht se ka rezervat më të mëdha të certifikuara të naftës në botë.


Pamjet janë shkrepur sot në pikën e karburantit në një lagje juglindore të qytetit, ku radhët shtrihen për disa blloqe.


Për opozitën, kjo është një nga provat më të prekshme të mungesës së mirëmbajtjes dhe investimeve në struktura nga qeveria, e akuzuar për shpërdorim të burimeve të destinuara për sektorin e energjisë në afera korrupsioni.


Ekzekutivi ia atribuon shqetësimet sabotimit dhe efekteve negative të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj sektorit të hidrokarbureve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page