KANCELARI GJERMAN FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): BESOJ SE DO TË GJEJMË NJË ZGJIDHJE PËR KREDINË ME ASETE RUSE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Qëndrimi im është i njohur, dua që asetet ruse të përdoren. Përshtypja ime është se mund të arrijmë një zgjidhje”.
Kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) e tha këtë me të mbërritur në samitin evropian në Bruksel.
“I kuptoj shqetësimet që ekzistojnë në disa shtete anëtare, veçanërisht në qeverinë belge. Por shpresoj që t'i kapërcejmë ato së bashku dhe të nisim një rrugë që do t'i lejojë këtij Bashkim Evropian të dërgojë një sinjal të fortë force dhe vendosmërie ndaj Rusisë”, tha Kancelari Merc (Merz).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



























