top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KANCELARI GJERMAN DËNOI PLANET E EKSTREMIT TË DJATHTË PËR RIEMIGRIM | IDEOLOGJI NAZISTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 19, 2024
  • 2 min read

Berlin, Gjermani | Kancelari gjerman, Olaf Sholc (Scholz), dënoi planet e ekstremit të djathtë për riemigrim me dëbimet masive nga Gjermania, duke i cilësuar si ideologji naziste.

Në një video-mesazh, kreu i qeverisë federale deklaroi: “Nëse ka diçka që nuk duhet të ketë më kurrë vend në Gjermani, është ideologjia etno-racore e nacionalsocialistëve”.

Planet e neveritshme të së djathtës radikale për emigrim nuk reflektojnë asgjë tjetër - theksoi ai - dhe se këto projekte janë një sulm ndaj demokracisë gjermane, dhe për rrjedhojë, ndaj të gjithë neve, duke u bërë thirrje bashkatdhetarëve të tij, që të marrin një qëndrim të qartë për kohezionin, tolerancën, Gjermaninë tonë Demokratike.

Kancelari shtoi: “Do ta them shumë qartë dhe ashpër, ekstremistët e djathtë po sulmojnë demokracinë tonë, ata duan të shkatërrojnë kohezionin tonë.”

Planet e së djathtës radikale për riemigrim janë djallëzore dhe bëjnë të më dridhet shpina”, tha ai.

Për më tepër, për kancelarin është e tmerrshme që disa emigrantë pyesin veten nëse do të kenë ende një të ardhme në Gjermani.

Në këtë drejtim, kreu i qeverisë federale siguroi të gjithë ata me origjinë të huaj që jetojnë në vend: “Ju jeni pjesë e jona, ne kemi nevojë për ju.

Kancelari vazhdoi: “Mendoj se ndjenja gjermane dhe italiane apo gjermane dhe turke korrespondon me realitetin e jetës së shumë qytetarëve në vendin tonë, njohja e saj është çështje respekti.

Duke iu drejtuar bashkatdhetarëve të tij me origjinë të huaj, kancelari u shpreh: “Ju keni kontribuar në ndërtimin e prosperitetit të Gjermanisë, dhe vendi ynë ju detyrohet shumë. Së fundi, kancelari përsëriti nevojën për të frenuar emigracionin e parregullt në Gjermani, duke vërejtur se flukset migratore duhet të menaxhohen më mirë se më parë, në një mënyrë shumë pragmatike dhe mbi të gjitha, pa urrejtje dhe pa paragjykime.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page