top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KANADA | REVISTA E SHOQATËS MJEKËSORE KANADEZE: UDHËZIME TË REJA PËR ILAÇET ANTIRETROVIRALE (HIV/AIDS).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 1, 2025
  • 1 min read

Otavë, Kanada | Një grup mjekësh dhe studiuesish kanadezë botuan udhëzime të reja për përshkrimin e barnave që mund të parandalojnë infeksionin HIV, me fokus në promovimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit për këtë klasë barnash që është gjithnjë në zgjerim”.


Kështu raporton enti mediatik “The Canadian Press”, në Ditën Botërore të AIDS-it.


Udhëzimet, të botuara në Revistën e Shoqatës Mjekësore Kanadeze, ofrojnë 31 rekomandime dhe 10 praktikat më të mira për përshkrimin e barnave antiretrovirale para dhe pas ekspozimit të mundshëm ndaj HIV-it për të parandaluar infeksionin.


Autori kryesor Derrll (Darrell) Tan tha se 19 mjekë ofruan vullnetarisht kohën e tyre gjatë tre viteve të fundit për të shqyrtuar hulumtimet më të fundit dhe për të shkruar udhëzimet e reja, pasi gama e opsioneve të disponueshme për profilaksinë para-ekspozimit (PrEP) dhe profilaksinë pas-ekspozimit (PEP) është zgjeruar që nga botimi i fundit i udhëzimeve në vitin 2017.


Agjencia e Shëndetit Publik të Kanadasë tha se normat e diagnostikimit të HIV u rritën me shpejtësi nga viti 2021 deri në vitin 2023.


Pati një rritje prej 35% të rasteve të reja të HIV nga viti 2022 në vitin 2023, me 2434 diagnoza.


Në vitin 2022, u regjistruan 1800 diagnoza të para; mbi 1450 në vitin 2021.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page