top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KAMËZ | BLEDAR JELLA DHE XHEMAL SHEHI U ARRESTUAN; TREGTARË ARMËSH ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Bledar Jella, me moshë 29 vjeç.

2- Z. Xhemal Shehi, me moshë 60 vjeç.


Njoftim | Kamëz.


Finalizohet pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Members”.


Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri.


Nga hetimet janë identifikuar 3 pjesëtarë të këtij grupi. Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallet në kërkim 1.


Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë.


Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është finalizuar operacioni i koduar “Members”.


Në kuadër të këtij operacioni:

-u ndaluan shtetasit B. J., 29 vjeç dhe Xh. Sh., 60 vjeç, të dy banues në Kamëz, të cilëve Gjykata e Tiranës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”;

-u shpall në kërkim S. C., 29 vjeç, banues në Kamëz.


Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në Tiranë.


Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page