top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BULEVARDI “NËNË TEREZA”; KAMËZ | NË RESTORANTIN “PERLA E DETIT” U VENDOS LËNDË PLASËSE; ËSHTË NË ZOTËRIMIN E KLODJAN MURATIT DHE BENARD ELEZIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 15, 2025
  • 3 min read

Updated: Nov 17, 2025

Pamje fotografike nga vendi i ngjarjes
Pamje fotografike nga vendi i ngjarjes

Bulevardi “Nënë Tereza”, Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Në restorantin “Perla e Detit”, u vendos lëndë plasëse.


Restoranti është në zotërimin e:

1- Z. Klodjan Murati.

2- Z. Benard Elezi (kunetër mes tyre).

Pamje fotografike nga vendi i ngjarjes
Pamje fotografike nga vendi i ngjarjes

Njoftim | Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.


Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme material.


Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


BULEVARDI “NËNË TEREZA”; KAMËZ | U ARRESTUAN JETON LAMI; FLORIN DOMI; FLOGERT MZHIKA; HODHËN NË ERË RESTORANTIN “PERLA E DETIT” SEPSE PRONARI NUK U PAGOI GJOBËN PREJ 500 MIJË €.

Ish-Punonjësi i Policisë së Shtetit Jeton Lami dhe z. Ervis Martinaj, i konsideruar i zhdukur.
Ish-Punonjësi i Policisë së Shtetit Jeton Lami dhe z. Ervis Martinaj, i konsideruar i zhdukur.

Bulevardi “Nënë Tereza”, restoranti “Perla e Detit”, Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtteit arrestuan:

1- Z. Jeton Lami, me moshë 31 vjeç.

2- Z. Florin Domi, me moshë 30 vjeç.

3- Z. Flogert Mzhika, me moshë 34 vjeç.


Ata konsiderohen subjekte që i vendosën lëndë plasëse restorantit “Perla e Detit”, sepse, pronarët (z. Saimir Sina) nuk pranuan t’u paguanin pesëqind mijë (500000) € gjobë.


Njoftim | Tiranë.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Motivi”.


Zbardhet brenda 24 orëve dhe dokumentohet, si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku një biznesi iu vendos lëndë plasëse.


Identifikohen 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 3 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.


Në kuadër të operacionit “Motivi” u vunë në pranga për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:

-J. L., 31 vjeç, F. D., 30 vjeç, F. M., 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L., 31 vjeç, të katërt banues në Kamëz.


Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.


Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page