BULEVARDI “NËNË TEREZA”; KAMËZ | U ARRESTUAN JETON LAMI; FLORIN DOMI; FLOGERT MZHIKA; ERVIS LAMI NË KËRKIM; HODHËN NË ERË RESTORANTIN “PERLA E DETIT” SEPSE PRONARI NUK U PAGOI GJOBËN PREJ 500 MIJË €.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 16
- 2 min read
Updated: Nov 17

Bulevardi “Nënë Tereza”, restoranti “Perla e Detit”, Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Jeton Lami, me moshë 31 vjeç.
2- Z. Florin Domi, me moshë 30 vjeç.
3- Z. Flogert Mzhika, me moshë 34 vjeç.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Ervis Lami, me moshë 31 vjeç.
Ata konsiderohen subjekte që i vendosën lëndë plasëse restorantit “Perla e Detit”, sepse, pronarët (z. Saimir Sina) nuk pranuan t’u paguanin pesëqind mijë (500000) € gjobë.

Njoftim | Tiranë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Motivi”.
Zbardhet brenda 24 orëve dhe dokumentohet, si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku një biznesi iu vendos lëndë plasëse.
Identifikohen 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 3 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.
Në kuadër të operacionit “Motivi” u vunë në pranga për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:
-J. L., 31 vjeç, F. D., 30 vjeç, F. M., 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L., 31 vjeç, të katërt banues në Kamëz.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments