top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI KASALLË; KAMËZ | ODISON ZGURI U ARRESTUA; KOBURE NË MAKINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read
ree

Fshati Kasallë, Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Odison Zguri, me moshë 34 vjeç, banues në Kamëz.


Njoftim | Kamëz.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Moment”.


Lëvizte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 34-vjeçari.


Sekuestrohet arma e zjarrit me krehër dhe fishekë.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në kuadër të kontrolleve të pandërprera dhe të mbështetura në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, finalizuan operacionin policor të koduar “Moment”.


Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O. Z., 34 vjeç, banues në Kamëz.


Në fshatin Kasallë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 34-vjeçari e posedonte pa leje.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page