top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KALIMI KUFITAR I RAFAH-ut I HAPUR PËR HYRJE DHE DALJE NGA GAZA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 2
  • 1 min read

Gazë | Kalimi kufitar i Rafah-ut në Gaza është hapur për hyrjen dhe daljen e banorëve”.


Kështu tha një zyrtar izraelit i sigurisë.


Sipas mediave shtetërore egjiptiane, kalimi kufitar i Rafah-ut do të lejojë që 50 persona të kalojnë çdo ditë në të dyja drejtimet.


Që tani, dhe pas mbërritjes së ekipeve EUBAM në emër të Bashkimit Evropian, kalimi kufitar i Rafah-ut është i hapur për lëvizjen e banorëve, si brenda ashtu edhe jashtë”, tha zyrtari, duke iu referuar një misioni evropian të ndihmës kufitare.


Pesëdhjetë persona pritet të kalojnë kufirin Gazë-Egjipt në të dy drejtimet në ditët e para të rihapjes së kalimit kufitar të Rafah-ut, sipas mediave të lidhura me shtetin egjiptian.


Enti mediatik “Al-Qahera News” (i cili, është i lidhur me inteligjencën shtetërore) raportoi, duke cituar një burim anonim, se pesëdhjetë persona do të nisen nga Egjipti për në Gazë dhe pesëdhjetë persona do të mbërrijnë nga Gaza, në ditët e para të operacionit të kalimit kufitar të Rafah-ut.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page