IZRAEL | MINISTRI I SIGURISË KOMBËTARE ITAMAR BEN-GVIR: I GJITHË LIBANI DUHET TË DIGJET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 19
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | “Për çdo lot të një nëne izraelite, një mijë nëna libaneze duhet të qajnë. I gjithë Libani duhet të digjet”.
Kështu tha ministri i Sigurisë Kombëtare Izraelite, Itamar Ben-Gvir në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), pasi u botua lajmi për katër ushtarë të vrarë nga Hezbollahu në Liban.
“Me gjithë respektin e duhur për amerikanët Izraeli duhet t'ia bëjë të qartë të gjithë botës se gjaku i fëmijëve tanë dhe siguria e qytetarëve tanë nuk janë në mëshirën e askujt.
I gjithë Libani duhet të digjet.
Detyra jonë supreme është të mbrojmë qytetarët e Izraelit dhe ushtarët e IDF-së, dhe ky angazhim mbizotëron mbi të gjitha konsideratat e tjera.
I thashë kryeministrit, madje edhe në takimet tona private: për çdo lot të një nëne izraelite, një mijë nëna libaneze duhet të qajnë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments