top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAEL | KRYETARI I PARTISË “FUQIA HEBRAIKE” DHE MINISTRI I SIGURISË KOMBËTARE ITAMAR BEN GVIR: KAM PLAN PËR TË NXITUR EMIGRIMIN E 1.8 MILIONË PALESTINEZËVE NGA GAZA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Jeruzalem, Izrael | Kryetari i partisë “Fuqia Hebraike” dhe ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, paraqiti sot në një konferencë për shtyp një plan për të nxitur emigrimin për palestinezët nga Rripi i Gazës, të quajtur “Çlirimi 710”, të cilin ministri tha se synon ta ndjekë në seancën e ardhshme legjislative.


Ka vende që janë të gatshme t’i mirëpresin ata dhe ka shumë njerëz që duan të lëvizin”, - tha ministri Ben Gvir, duke shtuar se nuk do të ketë dalje pa një vend destinacioni dhe çdo familje do të mbetet e bashkuar.


Kjo nuk ka të bëjë me dëbimin me forcë, por me mundësinë e largimit vullnetar.


Izraeli do ta financojë projektin me një paketë pritjeje për dy vitet e para, duke përfshirë strehimin, arsimin dhe punën.


Izraeli do t’u paguajë vendeve që pranojnë njerëz.


Qëllimi i deklaruar i ministrit Ben Gvir është që 1.8 milion njerëz të largohen nga Rripi i Gazës brenda shtatë viteve.


Ne do të kërkojmë krijimin e një ministrie ad hoc.


Ne duhet ta përdorim këtë moment historik për të inkurajuar emigrimin nga Gaza.


Ne, si Fuqi Hebraike, paraqitëm një projektligj për këtë çështje një vit e gjysmë më parë dhe na thanë se ishim ekstremistë.


Pastaj, kur presidenti Tramp (Trump) foli për këtë, papritmas të gjithë u bënë Ben Gvir.


Por pati shumë fjalë dhe asnjë veprim.


Sot po paraqes një plan për të cilin kemi punuar për më shumë se një vit e gjysmë dhe të cilin jemi të përkushtuar ta zbatojmë në Knesset-in (parlamentin) e ardhshëm”, - tha ministri Ben Givr.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page