IZRAEL | MINISTRI I SIGURISË KOMBËTARE TË EKSTREMIT TË DJATHTË ITAMAR BEN GVIR: BURGJET KU MBAHEN ANËTARËT E HAMASIT DO T’I RUAJMË ME KROKODILË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 18
- 1 min read
Jeruzalem, Izarel | Ministri i Mbrojtjes së Mjedisit, Idit Silman, i ka riklasifikuar krokodilët nga kafshë të egra në kafshë të egra të rritura në robëri.
Një vendim që hap rrugën për përdorimin e këtyre zvarranikëve për qëllime sigurie, duke përfshirë luftimin e arratisjeve nga burgu.
Ministri i Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir, propozon rrethimin e burgjeve palestineze me krokodilë, duke u frymëzuar nga qendra e paraburgimit të imigracionit në Florida e njohur si “Aligator Alcatraz”.
“Po mendoni të përpiqeni të arratiseni? Mendojeni përsëri”, shkroi ministri Ben Gvir në një postim në rrjetin shoqëror virtual “Facebook”, të shoqëruar nga një imazh i gjeneruar nga inteligjenca artificiale i vetes me një krokodil në zinxhir.
“Ministrat Ben Gvir dhe Silman bashkëpunojnë për të rrethuar burgjet me krokodilë”, thuhej në mbishkrim.
Transmetuesi izraelit “Channel 13” raportoi se Autoriteti Izraelit i Natyrës dhe Parqeve e kishte kundërshtuar propozimin.
Rregullorja, e cila hyri në fuqi të mërkurën, përcakton që krokodilët e Nilit mund të rriten me kusht që të mbahen nga një entitet sigurie.
Entet mediatike vendore raportuan se ministri Ben Gvir synon të vendosë krokodilë rreth burgut Ketziot në Izraelin jugor, ku mbahen disa militantë të organizatës terroriste Hamas të kapur pas sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, i cili shkaktoi konfliktin në Gazë dhe i cili ka vazhduar për më shumë se dy vjet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments