IZRAEL: GJENDEN 40 FËMIJË TË VRARË | DISA ME KOKA TË PRERA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 10, 2023
- 1 min read

Izrael | Një sulm i nisur nga Izraeli goditi portin e Gazës. Pamjet e transmetuara në TV nga enti mediatik arab Al Jazeera treguan një re të dendur tymi nga porti me anije peshkimi dhe varka në zjarr.
Ushtarët izraelitë i thanë I24 TV se kishin gjetur fëmijë me kokë të prera, në Kfar Azza, një fermë e sulmuar nga militantët e Hamasit.
Sipas të njëjtit burim, familje të tëra janë qëlluar në shtretërit e tyre. Deri më tani, rreth 40 foshnja dhe të vegjël janë bartur të vdekur me barela.
Në mëngjes, u krye sulmi ajror izraelit në vendkalimin Rafah - midis Egjiptit dhe Gazës - sulmi i dytë në më pak se 24 orë.
Kjo është raportuar nga autoritetet kufitare në anën e Gazës, sipas gazetës amerikane Shtypi i Uashingtonit (Washington Post).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)












Comments