IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF) GODITI OBJEKTIVAT E HEZBOLLAHUT NË BEJRUTIN JUGOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | “Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) goditi objektiva terroriste të Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit”.
Kështu tha kryeministri Benjamin Netanjahu por edhe ministri i Mbrojtjes Israel Kac (Katz) në një deklaratë të përbashkët, të cituar nga enti mediatik vendor “Times of Israel”.
Sipas deklaratës, sulmet janë përgjigje ndaj sulmeve të Hezbollahut kundër territorit izraelit.
Në një deklaratë, IDF foli për sulme të synuara ndaj infrastrukturës që besohet se kontrollohet nga Hezbollahu.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments