ITALIA DON QË TË BURGOSURIT SHQIPTARË TË KËTHEHEN NË SHQIPËRI | FORMIM PROFESIONAL: PARE TË THATA JO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 7, 2024
- 1 min read
Romë, Itali | “Ne objektivisht kemi një rritje me rreth 400 të burgosur më shumë çdo muaj në burgjet italiane. Deri më sot kemi 60.814 të burgosur. Prej tyre 43 mijë janë të sigurisë së ulët, të tjerët ndahen në siguri të lartë dhe 41 bis. Por ne jemi ende larg shifrave që shkaktuan të ashtuquajturin dënim Torrexhani (Torreggiani)”, deklaroi kreu i Departamentit të Administrimit të Burgjeve italiane, Xhovani Ruso (Giovanni Russo), në Komisionin e Drejtësisë.
Një marrëveshje me Shqipërinë, që të burgosurit shqiptarë në Itali, të mund të vuajnë dënimin në vendin e tyre, në këmbim të formimit profesional.
Kjo është hipoteza që po punohet, sipas z. Russo, në seancën dëgjimore në Komisionin e Drejtësisë.
“Me një kosto prej 34 eurosh në ditë për çdo të burgosur shqiptar të burgosur në burgjet e saj, Mbretëria e Bashkuar ka lidhur një marrëveshje me Shqipërinë për të vuajtur dënimin në vendin e tyre. Na ra në mendje - shpjegoi z. Russo - të përsërisim të njëjtën marrëveshje me disa modifikime: të mos dërgojmë para në Shqipëri, por të ofrojmë shërbime të tipit penitenciar.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments