top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I AUTORITETIT PALESTINEZ MAHMUD ABAS: TËRHEQJA E PLOTË E IZRAELIT NGA GAZA ËSHTË E VETMJA ZGJIDHJE E QËNDRUESHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 14
  • 1 min read
ree

Gazë | “E vetmja zgjidhje e qëndrueshme është tërheqja e plotë e Izraelit nga Rripi i Gazës dhe dhënia e përgjegjësisë së plotë për menaxhimin e territorit Shtetit të Palestinës, me mbështetje efektive arabe dhe ndërkombëtare”.


Kjo u deklarua nga Presidenti palestinez Mahmud Abbas gjatë një takimi me ish-kryeministrin britanik dhe ish-të dërguarin e Kuartetit, Toni Bller (Tony Blair), në rezidencën e tij në kryeqytetin jordanez, Aman, siç raportohet nga agjencia palestineze e lajmeve “Wafa”.


Presidenti Abbas theksoi se Hamasi nuk do ta qeverisë Rripin e Gazës në periudhën pas konfliktit dhe se lëvizja duhet t'ia dorëzojë armët Autoritetit Palestinez dhe të angazhohet në aktivitete politike në përputhje me axhendën e saj politike dhe ndërkombëtare, legjitimitetin ndërkombëtar dhe parimet e një sistemi, një ligji dhe një arme legjitime.


Në takim u trajtuan zhvillimet e fundit në Territoret Palestineze dhe zhvillimet aktuale politike dhe humanitare.


Presidenti Abbas përsëriti nevojën për të arritur një armëpushim të menjëhershëm, për të liruar të gjithë të paraburgosurit dhe të burgosurit dhe për të siguruar hyrjen e papenguar të ndihmës humanitare të nevojshme urgjentisht në Rripin e Gazës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page