top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI | SHEFI I SHTABIT TË MBROJTJES HOQI THIRRJEN “SI” NË FUND TË HIMNIT KOMBËTAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Romë, Itali | Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Italisë ka lëshuar një urdhër, sipas të cilit, thirrja “Si” (Po), në fund të një interpretimi të himnit kombëtar nuk duhet të ndodhë më në ngjarje dhe ceremoni ushtarake me rëndësi institucionale.


Si” bërtitet tradicionalisht në fund të një interpretimi të himnit pas fjalëve të korit - Siam pronti alla morte, l'Italia chiamò, që do të thotë: “Jemi gati për vdekje, Italia ka thirrur”.


Dokumenti i Shefit të Shtabit që kërkon eliminimin e tij është në përputhje me një dekret të presidentit të 14 marsit që detajon se si duhet të interpretohet himni kombëtar dhe të miratohet nga zyra e Kryeministres Xhorxha (Giorgia) Meloni.


Kur himni u luajt në një aktivitet të Krishtlindjeve në zyrën e kryeministres të martën, Kryeministrja Meloni dhe stafi i zyrës së saj bërtitën “Si” në fund të himnit, por anëtarët e shoqatës kombëtare në regjimentin alpin të Italisë nuk e bënë këtë; me sa duket i kanë marrë tashmë rregullat e reja.


Ndryshimi nuk ka gjasa ta ndalojë bërtitjen e fjalës “Si” kur himni këndohet me zë të lartë në ngjarjet sportive.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page