top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI: PËRKUJTOHET 39 VJETORI I MASAKRËS SË “RAPIDO 904”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 23, 2023
  • 1 min read

Romë, Itali | Më 23 dhjetor 1984, në orën 19:08, një bombë që gjendej në karrocën e nëntë, të trenit të emërtuar “Rapido 904”, shpërtheu me një ngarkesë lënde plasëse të kontrolluar nga radioja, ndërsa po udhëtonte në tunelin “Direttissima”, midis Vernio-s dhe “San Benedetto Val di Sambro”, në Apeninet Toskano-Emiliane.

Bomba shkaktoi 16 të vdekur, dhe 267 të plagosur.

Treni u nis nga Napoli, për të mbërritur në Milano, plot me njerëz që udhëtonin për festat e fundvitit.

Masakra, 39-vjetori i së cilës u përkujtua sot në Itali, e zhyti vendin përsëri në makthin e terrorizmit, që kishte përfshirë Italinë, që nga viti 1969, e në vazhdim.

Vetëm me vendimin e Gjykatës së Lartë të vitit 1992 u bë e mundur të vërtetohej matrica terroristo-mafioze.

Z. Totò Rina, një bos mafioz që vdiq në vitin 2017, ishte i vetmi person i akuzuar në procesin e apelit për masakrën e sipërcituar, për të cilën, pati dënime penale, duke përfshirë një burgim të përjetshëm për Pipo Kalon (Pippo Calò), një besnik i z. Rina.

Në kohët më të fundit, një rilexim i dokumenteve dhe hetimeve penale kishte bërë që prokuroria e Firences të identifikonte z. Rina (Riina), si nxitësin e dyshuar.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page