top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FAO: ÇMIMET E DRITHRAVE NUK NDRYSHUAN NË SHTATOR POR TË MISRIT DHE TË SHEQERIT U RRITËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 6, 2023
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Çmimet mbetën të pandryshuara në muajin shtator për produktet ushqimore globale, ku rënia e çmimeve të vajrave bimore, qumështit dhe mishit u kompensua nga një rritje e dukshme e misrit dhe e sheqerit.


FAO e bëri të ditur lajmin duke theksuar një indeks që ishte 10.7% më i ulët se viti i kaluar, dhe 24% më i ulët se maksimumi historik, i arritur në muajin mars, të vitit 2022.


Për drithërat, çmimet u rritën me 1% nga muaji i kaluar, të nxitura nga një rritje prej 7% e misrit.


Nga ana tjetër, çmimet ndërkombëtare të grurit ranë me 1.6%, ashtu si të gjitha varietetet e orizit me 0.5%; edhe vajrat vegjetale ranë me 3.9% krahasuar me muajin gusht.


Megjithatë, sheqeri regjistroi një rritje (+9.8%), duke arritur nivelin më të lartë që nga nëntori i vitit 2010, i shoqëruar me vazhdimësinë e fenomenit “El Niño” për prodhim në Tajlandë dhe Indi, duke u ngadalësuar për të nëntin muaj radhazi, gjithashtu edhe indeksi i produkteve të qumështit 2.3%, ku rëndon dobësia relative e euros ndaj dollarit amerikan.


Mishi ra me 1%, i shtyrë. Megjithatë, mishi i viçit u rrit, vrulli i ri i rritjes së të cilit është rezultat i rritjes së qëndrueshme të kërkesës për importet e mishit pa dhjamë, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


FAO ka rishikuar vlerësimin e saj për prodhimin botëror të drithërave në vitin 2023 në terma optimistë, duke parashikuar një vëllim prej 2.819 milion ton, 0.9% më shumë krahasuar me një vit më parë


Në fund të vitit 2024, rezervat botërore të drithërave pritet të arrijnë në 884 milionë tonë, duke tejkaluar nivelet fillestare me 3%, duke shënuar kështu një vlerë rekord.


Për sa i përket tregtisë botërore të të gjitha drithërave në periudhën 2023-2024, vlerësimi i fundit konfirmon vëllimin prej 466 milionë tonësh, pa ndryshime në krahasim me muajin paraardhës, por me një tkurrje vjetore prej 1.7%, krahasuar me nivelin e vitit 2022- 2023, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page