top of page
E BARDHË SHIRIT.png

COP28 | FAO: NGJARJET EKSTREME KLIMATIKE SHKATËRROJNË BUJQËSINË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Dec 1, 2023
1 min read

Dubai | Në margjinat e konferencës, FAO publikoi raportin e ri i cili thekson rëndësinë e rritjes së financimit për sektorin primar.


Drejtori i Përgjithshëm i FAO-s Qu Dongyu tha: “Shpërndarja e fondeve për humbjet dhe dëmet do të jetë testi i lakmusit për suksesin e COP28. Fermerët janë përshtatur me ndryshimet në mjediset e tyre, por, ajo që ata po përjetojnë sot, është përtej kapacitetit të tyre.”


Sipas raportit, sot 35% e planeve aktuale të veprimit për klimën i referohen në mënyrë eksplicite kësaj teme, edhe për shkak se humbjet dhe dëmtimet në fusha për shumë komunitete janë sinonim i varfërisë, pasigurisë ushqimore, dhe aksesit të kufizuar në shërbime.


Ngjarjet ekstreme të motit janë shkaku kryesor i humbjeve ekonomike, me 37% të raporteve të lidhura me sektorin primar.


Sipas autorëve, ngjarjet klimatike do të shkaktojnë humbje dhe dëme të mëtejshme, me një ndikim gjithnjë e më të madh mbi produktivitetin, dhe rrjedhimisht mbi jetesën e atyre që varen nga sistemet agro-ushqimore.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page