ITALI: NË BOLXANO (BOLZANO) U ARRESTUA NJË 15-VJEÇAR I AKUZUAR PËR TERRORIZËM SUPREMACIST | AKUZOHET SE I PËRKISTE NJË GRUPI SATANIST DHE NEO-NAZIST.


Bolxano, Itali | Një djalë 15-vjeçar dyshohet se i përkiste një grupi supremacist satanist dhe neo-nazist.
Ai u arrestua mëngjesin e sotëm nga Seksioni Antiterrorist i Drejtorisë së Policisë së Bolzanos, në ekzekutim të një urdhri paraburgimi të lëshuar nga Gjykata e të Miturve të Bolzanos.
Ai akuzohet për pjesëmarrje në një shoqatë terroriste, prodhim dhe përdorim të mjeteve shpërthyese, armëmbajtje pa leje, dëme të rënda, posedim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments