ITALI | KRYEMINISTRJA XHORXHA (GIORGIA) MELONI: ITALIA ËSHTË DESTINACIONI KRYESOR TURISTIK NË EVROPË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 53 minutes ago
- 1 min read
Romë, Itali | “Italia konfirmon pozicionin e saj në krye të turizmit evropian edhe për verën e vitit 2026.
Një rezultat që shpërblen bukurinë e kombit tonë, cilësinë e ofertave tona dhe punën e shkëlqyer të të gjithë sektorit të turizmit”.
Kështu tha kryeministrja italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni në rrjetet shoqërore virtuale.
“Faleminderit sipërmarrësve, punëtorëve dhe profesionistëve të industrisë që kontribuojnë çdo ditë për ta bërë Italinë një destinacion gjithnjë e më tërheqës dhe konkurrues. Qeveria do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj për të mbështetur një sektor strategjik për ekonominë tonë dhe rritjen e vendit”, tha kryeministrja Meloni.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments