ITALI | DHOMA E DEPUTETËVE MIRATOI UNANIMISHT PROJEKTLIGJIN PËR MBROJTJEN E TË MITURVE NGA FAMILJET MAFIOZE; PRITET MIRATIMI EDHE NGA SENATI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read
Romë, Itali | Dhoma e Deputetëve miratoi unanimisht projektligjin që parashikon masa për të mbrojtur dhe ndihmuar të miturit dhe të rriturit në situata të krimit të organizuar.
Masa ligjore, e cila tani shkon në Senat, synon t’i mbajë të rinjtë larg krimit, duke siguruar një të ardhme larg mjediseve kriminale në të cilat kanë lindur.
Projektligji, rezultat i punës së Komisionit Parlamentar Hetimor Antimafia, rrjedh nga një praktikë gjyqësore e promovuar nga Gjykata e të Miturve e Rexhio Kalabrisë (Reggio Calabria), së cilës më pas iu bashkuan edhe gjykata të tjera.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments