top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI: BURG TË PËRJETSHËM PËR VRASËSIN E DANJELA NEZËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 3, 2024
  • 1 min read

Savona, Itali | Z. Safaju Sou (Safayou Sow), me moshë 27 vjeç, me origjinë nga Guinea, u dënua me heqje të përjetshme.

Si dënim suplementar në trajtë dëmshpërblimi civil, ai duhet t’u paguajë të afërmve të viktimës edhe 418000 €.

Vendimi u shqiptua nga Gjykata e Assizes, e Svonës.

I dënuari ka pasur lidhje sentimentale me qytetaren shqiptare Danjela Neza.

Akti i vrasjes së znj. Danjela Neza ngjau më 6 maj 2023. Znj. Neza u qëllua me plumb në kokë. Menjëherë më pas vetë dorasi (Sow), telefonoi në numrin italian të emergjencave 112: “Kam vrarë një grua, ejani të më merrni”.

Dorasi (Sow) kishte mbërritur në Itali me varkë, dhe kishte gjetur punë si pjatalarës, në restorantin ku punonte znj. Neza.

Aty ata u lidhën sentimentalisht me njëri-tjetrin.

Lidhja sentimentale u ndërpre nga znj. Neza.

Nga aktet proceduriale penale të dosjes kumtohet se: “Të dy kishin bërë një takim të fundit, mundësia e fundit klasike për të sqaruar gjërat dhe ndoshta për t’u rikthyer bashkë. Në vend të kësaj ata u grindën, kështu që ai mori një armë nga makina, e drejtoi në kokën e Danjelës dhe qëlloi. Më pas ai thirri 112, duke rrëfyer gjithçka. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page