top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI | BIOHAPËSIRA DHE BIOLOGJIA E BIMËVE PO KONSIDEROHEN E ARDHMJA E MJEKËSISË NË YJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 days ago
  • 2 min read

Napoli, Itali | Hapësira nuk është më vetëm një destinacion për astronautët, por një platformë shkencore për mjekësinë e së ardhmes.


Ky është mesazhi që del nga konferenca “Kufijtë e Hapësirës: Perspektiva e Re e Biologjisë”, e mbajtur në Napoli.


Eventi mblodhi së bashku udhëheqësit e kërkimit hapësinor, institucionet dhe biologët.


Eventi, i moderuar nga gazetarja Matilde Andolfo dhe i promovuar nga drejtoresha shkencore Karla Çimino (Carla Cimmino), përshkroi rolin qendror të biologëve në epokën e ekonomisë hapësinore.


Në një mesazh, Ministrja italiane e Universiteteve dhe Kërkimeve Annamaria Bernini theksoi se si mikrograviteti na lejon të vëzhgojmë proceset fiziologjike (humbja e dendësisë së kockave, ndryshimet imunitare dhe të mikrobiotës) me një shpejtësi të pamundur në Tokë.


Për ta kuptuar më mirë trupin tonë, duhet ta vëzhgojmë atë nga larg”, tha ajo - duke konfirmuar angazhimin e MUR-it për të transformuar misionet orbitale në pika të qëndrueshme shkencore, duke investuar në satelitë të dedikuar për biologjinë dhe në trajnimin e profesionistëve shumë të specializuar.


Procedurat u hapën nga z. Vinçenco (Vincenzo) D'Anna, President i Federatës Kombëtare të Shoqatave të Biologëve (Fnob), i cili, përshkroi drejtimin e ardhshëm të profesionit.


Sot, biologjia po shkon përtej laboratorëve tradicionalë. Biohapësira është kufiri ynë i ri; një fushë ku etika dhe teknologjia bashkohen për të gjetur zgjidhje terapeutike thelbësore për shëndetin publik.


Fnob-i është në ballë të sigurimit që biologët të jenë liderët e këtij inovacioni”, tha ai.


Napoli konfirmon pozicionin e tij si një kryeqytet shkencor falë ekselencave të tilla si Distrikti Hapësinor dhe Stacioni Anton Dohrn.


Qëllimi ynë është t’i transformojmë këto sfida në mundësi konkrete punësimi, duke ndërtuar ura midis biologëve të rinj dhe realiteteve më të përparuara industriale”, tha z. Arnolfo Petruçielo (Petruzziello), President i Urdhrit të Biologëve të Kampanjës dhe Molizës.


Debati paraqiti kontribute nga Profesorët Mariano Bicarri (Bizzarri), me funksion Drejtor i Laboratorit Kombëtar të Biomjekësisë Hapësinore), z. Xhepino Falko (Geppino Falco), nga Universiteti “Federico II” dhe z. Antonio Novelli (Spitali Bambin Gesù).


Një nga temat qendrore ishte biohapësira si një ekosistem i vetëmbështetur.


Profesoresha Stefania De Pskale (Pascale), e Universitetit “Federico II” dhe Komiteti Shkencor i ASI-t) ilustroi sfidat e biologjisë së bimëve, përkatësisht kultivimin e bimëve në mjedise jashtëtokësore, një hap themelor për të garantuar ushqimin dhe oksigjenin në bazat e ardhshme hënore dhe marsiane.


Konferenca përfundoi me një fokus në profesionet në zhvillim; nga bioinformatika për gjenomikën hapësinore te biologjia e indeve në mikrogravitet, duke konfirmuar se e ardhmja e mjekësisë do të qëndrojë domosdoshmërisht në yje.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page