top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISHULLI I ZAQINTHOSIT; GREQI | TRE QYTETARË SHQIPTARË U ARRESTUAN PËR VRASJEN ME THIKË TË NJË NOTEREJE (DY PREJ TË CILËVE AT E BIR).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 27
  • 2 min read

Updated: 6 days ago

Noterja Mariza Terceti (Tertseti) Papadhata.
Noterja Mariza Terceti (Tertseti) Papadhata.

Ishulli Zaqinthos, Greqi | Strukturat e Policisë arrestuan:

1- Tre (3) qytetarë shqiptarë (at e bir + një miku i tyre).

 

Ata ishin shpallur në kërkim policor në lidhje me:

1- Vrasjen e noteres Mariza Terceti (Tertseti) Papadhata, me moshë 69 vjeçe në ishullin e Zaqinthosit.

Noterja Mariza Terceti (Tertseti) Papadhata.
Noterja Mariza Terceti (Tertseti) Papadhata.

 

Akti kriminal ishte pjesë e një dinamike që lidhje me grabitjen e banesës së saj (ata kishin siguruar informacion paraprak sipas të cilit ajo kishte pare të thata në banesë), teksa ajo kthehej në shtëpi, ku ata iu futën me dhunë.

 

Noterja u gjet e vdekur mëngjesin e nesërm nga i biri, pranë shkallëve të hyrjes së shtëpisë, afër automjetit të saj.

Banesa ku ndodhi akti kriminal dhe noterja Mariza Terceti (Tertseti) Papadhata.
Banesa ku ndodhi akti kriminal dhe noterja Mariza Terceti (Tertseti) Papadhata.

Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se vdekja kishte ardhur si pasojë e një plage të shkaktuar nga mjet i mprehtë dhe shpues, e cila, shkaktoi gjakderdhje masive dhe vdekje të shpejtë.

 

Veshëm kapuçë, maska dhe doreza, i bëmë pritë.


Unë u përpoqa të hap derën, por pashë që ajo ishte rrëzuar dhe kishte gjak.


U thashë: ikim dhe u larguam”, tha njëri nga të arrestuarit gjatë intervistimit policor.

Ata u larguan nga vendi i ngjarjes duke ecur më këmbë për rreth një orë.


Më pas telefonuan të birin e njërit prej tyre, i cili, i zhvendosi me automjet.


Ata hodhën armët e ftohta (thika) dhe dogjën veshjet me qëllim zhdukjen e provave materiale me natyrë kompromentuese penale.


Ata ruajtën largësinë mes tyre për më shumë se dy muaj me qëllim që të humbisnin gjurmët dhe çdo dyshim se kishin lidhje me njëri-tjetrin.


Dy nga ata ishin të punësuar në sektorin e ndërtimit.


Agjencia Telegrafike Vox (Voks) së shpejti do të zbulojë dhe do të botojë emrat e të arrestuarve.


Lajm në përditësim, … 👇👇👇


Në lidhje me sa më lart, u arrestuan:

1- Z. Bedri Saraseli, me moshë 46 vjeç.

2- Z. Veis Saraseli, me moshë 21 vjeç.

3- Z. Spiro Harshiu, me moshë 50 vjeç.


Të tre nga Kuçova.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page