3 TË MITUR 13 DHE 14 VJEÇ U ARRESTUAN NË ISHULLIN E ZAQINTHOSIT (ZAKYNTHOS) PËR NGACMIM DHE VJEDHJEN E NJË SHOKU KLASE PËR DISA MUAJ TË CILIT I MORËN 300 €.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 5, 2024
- 1 min read
Ishulli Zaqinthos, Greqi | Tre të mitur, 13 dhe 14 vjeç, u arrestuan në ishullin e Zaqinthosit (Zakynthos), në Greqinë perëndimore, për ngacmim dhe vjedhjen e një shoku klase 14-vjeçar për disa muaj.
Të dyshuarit, mes të cilëve edhe dy vëllezër, e kanë sulmuar vazhdimisht bashkëmoshatarin dhe i kanë vjedhur 300 euro në total.
Abuzimi u zbulua kur ata e sulmuan publikisht në sheshin Solomos, duke e goditur dhe ofenduar.
Ngjarja është regjistruar nga një shok dhe videoja është dhënë në polici.
Të miturit dhe prindërit e tyre, të akuzuar për neglizhencë, u lanë të lirë në pritje daljes në gjykatë.
Të dyshuarit përballen me akuzat për dhunë, kanosje dhe grabitje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments