SELANIK | U ARRESTUA YLLI SHKALLA (NGA TIRANA DHE I ARRATISUR NGA BURGU KU VUANTE DËNIM PENAL ME MBI 7 VJET).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 15
- 2 min read

Selanik, Greqi | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Ylli Shkalla, me moshë 27 vjeç, nga Tirana.
Ai ishte i shpallur në kërkim policor sepse ishte i arratisur nga burgu i Kasandrës, në Halkidiki, në datën 18.09.2025.
Ai u gjet brenda një automjeti të denoncuar si i vjedhur në Athinë.
Ndaj tij, autoritetet greke të hetimit penal kanë shqiptuar dënim me:
1- Shtatë (7) vjet e 6 muaj heqje lirie për shkelje penale të lidhur me trafikun e qenieve njerëzore.
Në Tiranë ka qenë i arrestuar si i akuzuar për 9 raste vjedhjesh të kryera në bashkëpunim.

Në lidhje me arratisjen e tij Agjencia Telegrafike Vox (Voks) ka botuar artikullin me përmbajtjen e mëposhtëme, ... 👇👇👇
FSHATI KASANDRA; HALKIDIKI | YLLI SHKALLA NGA TIRANA U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; ARRATISJE NGA BURGU + PLAGOSJE E NJË TURISTEJE UKRAINASE SË CILËS I MORI 2 MIJË €.
Fshati Kasandra, Halkidiki, Greqi | Strukturat vendore të Policisë shpallën në kërkim policor:
1- Z. Ylli Shkalla, me moshë 27 vjeç, nga Tirana.
Ai konsiderohet doras në plagosjen me thikë të një qytetareje (turiste) ukrainese, së cilës, i hyri në banesë dhe i mori një shumë të hollash prej dy mijë (2000) €.
Ai konsiderohet i arratisur nga Burgu i Kasandrës, ku vuante dënim në gjysmë liri.
Ai është arrestuar edhe në Shqipëri (në muajin në shkurt të vitit 2017 për nëntë raste vjedhjesh të kryera në bashkëpunim kryesisht në Tiranë).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments