top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-MINISTRI I EKONOMISË VRAU BASHKËSHORTEN | 150 MIJË KAZAKË KËRKOJNË KRIMINALIZIMIN E DHUNËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 30, 2023
  • 1 min read

Astana, Kasakistan | Gati 150000 kazakë nënshkruan një peticion, për të përcaktuar krimet specifike, që parandalojnë dhunën në familje.


Në Kazakistan, pas lajmit për femicidin e kryer më 9 nëntor 2023 nga ish-ministri i ekonomisë, Kuandik Bishimbaiev (Kuandyk Bishimbayev), i cili, vrau bashkëshorten, Saltanat Nukenova, 31 vjeçe, pothuajse 150 mijë kazakë firmosën një peticion, duke kërkuar që të përcaktohen krime specifike për të parandaluar dhunën ndaj grave.


Organizta jo-qeveritare Hjumn Raits Uoç (Human Rights Watch) raportoi se peticioni mbështet një nismë parlamentare, që do të konsideronte si krime rrahjet e përsëritura, dhe dëmtimet e vogla fizike, të cilat, janë dekriminalizuar që nga viti 2017.


Në vend, thekson OJQ-ja, shumë gra abuzohen, dhe vriten nga bashkëshortët e tyre, duke demonstruar natyrën sistematike të dhunës në familje në Kazakistan, dhe se si ligjet e vendit, si dhe policia dhe gjyqësori, nuk arrijnë t'i mbrojnë gratë në mënyrë adekuate nga dhuna në familje.


Më 17 nëntorin e kaluar, u publikua një video, në të cilën shumë sportistë dhe fytyra të njohura, kërkonin masa më efektive, për të luftuar dhunën gjinore, duke përfshirë kriminalizimin e dhunës në familje.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page