ISH-KREU I INTELIGJENCËS USHTARAKE VENEZUELIANE HUGO ARMANDO KARVAJAL (CARVAJAL) BARRIOS KONSIDEROHET DËSHMITAR I MUNDSHËM KUNDËR DIKTATORIT ÇAVISTO-KOMUNISTO-NARKO-TERRORIST NIKOLAS MADURO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 24 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | ShBA-ës mund të kenë një dëshmitar kryesor në gjyqin kundër diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolas) Maduro.
Sipas entit mediatik “Newsweek”, ky është z. Hugo Armando Karvajal (Carvajal) Barrios, ish-kreu i inteligjencës ushtarake venezueliane, i akuzuar nga diktatori Maduro për tradhti dhe më pas i arrestuar nga ShBA-ës, ku është në gjyq penal për krime që mbartin dënime me burg dhe janë të ngjashme me ato që i ngarkohen diktatorit Maduro.
Ai përmendet në aktakuzë dhe ende nuk është dënuar, një shenjë se prokurorët mund të duan që ai të dëshmojë kundër diktatorit Maduro përpara se të vendosët gjyqësisht për fatin e tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments