top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇFARË ËSHTË “KARTELI I DIEJVE” (CARTEL DE LOS SOLES) I CILI DREJTOHET NGA DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNISTO-NARKO-TERRORIST NIKOLAS MADURO?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 5 min read
ree

Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara të Amerikës kohët e fundit e përcaktuan Kartelin e Diejve (Cartel de los Soles) - i cili drejtohet nga diktatori çavisto-komunisto-narko-terrorist venezuelian i kapur rob nga strukturat e posaçme të ushtrisë amerikane Nikolas (Nicolas) Maduro dhe anëtarë të lartë të qeverisë së tij - si organizatë terroriste e huaj.


Përcaktimi i një organizate si grup terrorist u jep agjencive të zbatimit të ligjit dhe ushtrisë amerikane kompetenca më të gjera për ta synuar dhe shpërbërë atë.


Në muajt e fundit, ShBA-ës kanë shtuar presionin mbi diktatorin çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas Maduro duke thënë se qeveria e tij është e paligjshme pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të cilat, u refuzuan gjerësisht si të manipuluara.


Ministria e Jashtme e Venezuelës e ka hedhur poshtë kategorikisht dhe absolutisht përcaktimin, të cilin, e përshkroi si një gënjeshtër të re dhe qesharake.


Ministri venezuelian i Brendshëm dhe i Drejtësisë i Venezuelës, Diosdado Kabelo (Cabello), e ka quajtur prej kohësh atë një shpikje.


Ministri venezualian i Brendshëm dhe i Drejtësisë Kabelo (Cabello), i cili, thuhet se është anëtar i lartë i kartelit, ka akuzuar zyrtarët amerikanë se e përdorin atë si justifikim për të synuar ata që nuk i pëlqejnë.


Sa herë që dikush i shqetëson, ata e emërojnë atë si kreun e Kartelit të Diejve (Cartel de los Soles)”, tha ai në muajin gusht.


Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, presidenti i majtë fqinj i Venezuelës, gjithashtu e ka mohuar ekzistencën e kartelit.


Është justifikimi imagjinar i të djathtës ekstreme për të rrëzuar qeveritë që nuk i binden atij”, shkroi ai në rrjetin social virtual Iks (X) në muajin gusht.


Departamenti Amerikan i Shtetit është i bindur se “Karteli i Diejve” jo vetëm që ekziston, por ka korruptuar ushtrinë, shërbimet e inteligjencës, legjislaturën dhe gjyqësorin e Venezuelës.


Kur u shfaq termi “Karteli i Diejve”?


Termi “Karteli i Diejve” (Cartel de los Soles) u shfaq për herë të parë në fillim të viteve 1990.


U shpik nga mediat venezueliane pas akuzave për trafik droge kundër një gjenerali përgjegjës për operacionet kundër drogës në Gardën Kombëtare Venezueliane dhe i referohej simboleve në formë dielli që gjeneralët mbajnë në rripat e shpatullave për të treguar gradën e tyre.


Z. Maik La Suza (Mike La Souza), një ekspert për krimin e organizuar në Amerikë, i cili, është Zv/Drejtor i përmbajtjes në entin mediatik “Insight Crime”, thotë se nofka shpejt filloi të përdoret për të gjithë zyrtarët venezuelianë që dyshohet se ishin të lidhur me tregtinë e drogës, pavarësisht nëse këta zyrtarë ishin pjesë e së njëjtës organizatë.


Z. Raul Benitez-Manau (ekspert për krimin e organizuar në universitetin UNAM të Meksikës) thotë se aktivitetet e grupit filluan në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990 në përgjigje të zhvillimeve në Kolumbinë fqinje, prodhuesin më të madh të kokainës në botë.


Në atë kohë, Karteli i fuqishëm Medelin, me seli në qytetin kolumbian me të njëjtin emër, po shpërbëhej dhe një operacion i madh antidrogë në vend po jepte fryte.


Ndërsa rrugët e kontrabandës u vunë nën presion, Karteli i Diejve (Cartel de los Soles) filloi të ofronte mënyra alternative për të transportuar kokainën nga Kolumbia.


Më pas, ai u forcua gjatë viteve të para të ish-diktatorit të majtë venezuelian Hugo Çavez (Chavez), që sundoi Venezuelën nga viti 1999 deri në vdekjen e tij në vitin 2013”, thotë ai.


Çavezi (Chavez) donte të sfidonte Shtetet e Bashkuara dhe të ndërpriste të gjitha lidhjet e bashkëpunimit ushtarak midis ushtrisë venezueliane dhe Shteteve të Bashkuara”, tha ai.


Pa mbikëqyrjen e Agjencisë Amerikane Kundër Drogës (DEA), disa oficerë ushtarakë (venezuelianë) ndiheshin të lirë të bënin biznes me kriminelë”, tha ai.


Ai thotë se simpatitë e Çavezit për rebelët e majtë të FARC-ut në Kolumbi - të cilët financoheshin kryesisht përmes kontrabandës së kokainës - ishin një faktor tjetër në ridrejtimin e një pjese të trafikut të drogës përmes Venezuelës.


I përballur me presion ushtarak në vend, grupi guerilas zhvendosi disa operacione në Venezuelë, duke e ditur shumë mirë se presidenti venezuelian i shihte ata si aleatë ideologjikë të majtë”, tha ai.


Z. Ueslli (Wesley) Tabor, një ish-agjent i DEA-s që punoi në Venezuelë, thotë se FARK-u jo vetëm që gjeti një strehë të sigurt në Venezuelë, por shumë zyrtarë qeveritarë, nga policia e rrugës deri te aviacioni ushtarak, shpejt u bënë bashkëpunëtorë të tyre në tregtinë e drogës.


Së bashku, ata filluan ta përmbytnin ShBA-ës me qindra ton kokainë”, tha ai.


Z. La Suza (La Souza) shpjegon se Karteli i Diejve (Cartel de los Soles) ndryshon nga rrjetet e tjera të drogës në atë që nuk ka një strukturë formale.


Ai thotë se nuk është një grup në vetvete, por përkundrazi një sistem korrupsioni i përhapur.


Ai shton se është nxitur nga kriza ekonomike që ka goditur Venezuelën nën pasardhësin e Presidentit Çavez (Chavez), Nikolas (Nicolas) Maduro.


Regjimi i Maduros nuk mund t'u ofrojë forcave të sigurisë një pagë të mirë dhe, për të ruajtur besnikërinë e tyre, i lejon ato të pranojnë ryshfete nga trafikantët e drogës.


Zyrtarët e nivelit të mesëm dhe të ulët që kontrollojnë pikat kryesore të hyrjes dhe daljes së Venezuelës, siç janë aeroportet, përbëjnë Kartelin e Diejve (Cartel de los Soles)”, tha ai, pasi ata janë në një pozicion të favorshëm për të lehtësuar rrjedhën e drogës.


Megjithatë, zyrtarët amerikanë janë të bindur se tentakulat e Kartelit të Diejve (Cartel de los Soles) arrijnë në nivelet më të larta të qeverisë Maduro, përfshirë vetë presidentin.


Në vitin 2020, Departamenti Amerikan i Drejtësisë akuzoi diktatorin çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas Maduro dhe 14 subjekte të tjerë për konspiracion me grupe të armatosura kolumbiane për të dërguar kokainë në ShBA-ës.


Ndër zyrtarët e lartë të përmendur ishin Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino dhe ish-kreu i Gjykatës Supreme të Venezuelës, Majkll (Michael) Moreno.


Në aktakuzën penale, prokurorët amerikanë pretenduan gjithashtu se që të paktën nga viti 1999, Karteli i Diejve (Cartel de los Soles) u drejtua dhe u kontrollua nga Maduro, Ministri i Brendshëm Diosdado Kabelo (Cabello), ish-shefi i inteligjencës ushtarake Hugo Karvajal (Carvajal) dhe ish-gjenerali Kllivër Alkala (Cleaver Alcala).


Informacioni penal ky i dhënë nga ish-zyrtarë të lartë ushtarakë venezuelianë – përfshirë z. Karvajal (Carvajal) dhe z. Alkala (Alcala) - e mbështet këtë.


Në vitin 2020, Gjenerali Alkala (Alcala) u dorëzua te agjentët e DEA-s pas një përplasjeje me qeverinë e diktatorit Maduro dhe u deklarua fajtor për ofrimin e mbështetjes për FARK-un dhe operacionet e tyre të trafikimit të kokainës.


Më herët këtë vit, ish-shefi i spiunazhit venezuelian Karvajal (Carvajal) - i cili gjithashtu u arratis nga Venezuela pasi u grind me diktatorin Maduro - gjithashtu u deklarua fajtor në një gjykatë amerikane për akuzat për trafik droge dhe narkoterrorizëm.


Gjatë viteve, ai dhe zyrtarë të tjerë të Kartelit të Diejve (Cartel de los Soles) përdorën kokainën si armë, duke e përmbytur Jorkun e Ri dhe qytete të tjera të ShBA-së me helm”, tha një prokuror federal për z. Karvajal (Carvajal), i cili, njihej me nofkën “El Pollo” (Pula), gjatë gjyqit penal.


Qeveria e diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas Maduro i ka mohuar vazhdimisht akuzat për trafik droge, duke besuar se ShBA-ës po përpiqen të justifikojnë dëbimin e tij.


Ministria e Jashtme e Venezuelës e ka quajtur përcaktimin e Kartelit të Diejve (Cartel de los Soles) si organizatë terroriste një trillim qesharak.


Ajo këmbëngul se Karteli i Diejve (Cartel de los Soles) ishte inekzistent dhe se ky veprim ishte një gënjeshtër e papranueshme për të justifikuar një ndërhyrje të paligjshme kundër Venezuelës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page