PROKURORJA E PËRGJITHSHËME E SHBA-ës PAM BONDI: PRESIDENTI NIKOLAS (NICOLAS) MADURO DHE BSHKËSHORTJA E TIJ JANË PADITUR NË JORKUN E RI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Nikolas (Nicolas) Maduro dhe bashkëshortja e tij janë paditur në Jorkun e Ri.
Prokurorja e Përgjithshme e ShBA-ës, Pam Bondi, e njoftoi këtë, sipas raportimeve të mediave amerikane.
“Nikolas (Nicolas) Maduro dhe gruaja e tij janë paditur në Distriktin Jugor të Jorkut të Ri.
Nikolas (Nicolas) Maduro akuzohet për komplot për të kryer trafik droge dhe terrorizëm, komplot për të importuar kokainë, posedim mitralozësh dhe porositje eksplozivësh kundër Shteteve të Bashkuara.
Ata së shpejti do të përballen me forcën e plotë të drejtësisë amerikane në tokën amerikane dhe në gjykatat amerikane”, shkroi Bondi në rrejetin social virtual Iks (X).
“Në emër të Departamentit të Drejtësisë, dua të falënderoj Presidentin Tramp (Trump) për guximin e tij në kërkimin e drejtësisë në emër të popullit amerikan
Një falënderim i madh për ushtrinë tonë të guximshme që udhëhoqi misionin për të kapur këta dy trafikantë të dyshuar droge”, tha Prokurorja Bondi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments