top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRAN | POLICË ME UNIFORMË DHE AGJENTË CIVILË MËSYNË NË UNIVERSITE PËR TË SHTYPUR PROTESTAT E STUDENTËVE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Feb 24
1 min read

Teheran, Iran | “Policë dhe forca sigurie të veshur civilë, shumë prej të cilëve të armatosur, u përpoqën të pushtonin universitetet e mbetura të Iranit në një përpjekje për të shuar ditën e katërt të protestave studentore kundër Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei”.


Kështu raporton enti mediatik britanik “The Guardian” - duke shtuar se ka përleshje të vazhdueshme në disa kampuse, me video që tregojnë përleshje midis milicisë Basji, e mbështetur nga shteti dhe studentëve në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë të Teheranit.


Kamionçina, mbi të cilat, ishin vendosur mitralozë u fotografuan të parkuara jashtë Universitetit të Teheranit, ndërsa demonstrata u zhvilluan edhe në Mashhad.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page