top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRAN | QEVERIA E AJATOLLAHËVE KËRKON NDIHMË NGA JASHTË PËR SHUARJEN E ZJARREVE NË PYJET E TRASHËGIMISË BOTËRORE TË UNESCO-s MOSHA E TË CILËVE VLERËSOHET MIDIS 25 DHE 50 MILION VITEVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 1 min read
ree

Teheran. Iran | Irani ka kërkuar urgjentisht ndihmë të huaj për të shuar një zjarr të madh që ka shpërthyer në veri të vendit prej disa ditësh, duke shkatërruar pyjet e shpallura Trashëgimi Botërore e UNESCO-s.


Këto pyje, shtrihen për afërsisht 1000 kilometra përgjatë Detit Kaspik në Iran dhe Azerbajxhanin fqinj dhe përbëjnë një kompleks pyjor unik për shkak të moshës së tyre, e cila, vlerësohet midis 25 dhe 50 milionë viteve, por edhe për biodiversitetin e tyre, me mbi 3200 lloje bimësh.


Zjarri që shpërtheu në fillim të muajit u shua pas disa ditësh, por u rishfaq më 15 nëntor”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve “Irna”.


Përballë pamundësisë për të përmbajtur zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në pyjet përreth, Irani ka kërkuar ndihmë urgjente nga vendet mike”, shkroi në rrjetin social virtual Iks (X), z. Mohammad Xhafar (Jafar) Ghaempanah, zëvendës i Presidentit iranian Masud (Massoud) Pezeshkian.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page