UDHËHEQËSI SUPREM I IRANIT AJATOLLAH ALI KHAMENEI REFUZON OFERTËN E PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PËR BISEDIME DHE MOHON SE SHBA-ës KANË SHKATËRRUAR KAPACITETET BËRTHAMORE TË IRANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 18 hours ago
- 1 min read

Teheran, Iran | Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, hodhi poshtë të hënën një ofertë për bisedime të reja nga Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), dhe mohoi pohimin e tij se Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar aftësitë bërthamore të Iranit.
Teherani dhe Uashingtoni u angazhuan në pesë raunde negociatash të tërthorta bërthamore që përfunduan me luftën ajrore 12-ditore në muajin qershor, në të cilën, Izraeli dhe ShBA-ës bombarduan vendet bërthamore iraniane.
“Presidenti Tramp (Trump) thotë se është një negociator marrëveshjesh, por nëse një marrëveshje shoqërohet me shtrëngim dhe rezultati i saj është i paracaktuar, ajo nuk është një marrëveshje, por më tepër një imponim dhe ngacmim”, tha Ajatollah Khamenei sipas mediave shtetërore.
Javën e kaluar, Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) i tha parlamentit izraelit se do të ishte shumë mirë nëse Uashingtoni mund të negocionte një marrëveshje paqeje me Teheranin, pas fillimit të një armëpushimi në Gazë midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas.
“Presidenti amerikan thotë me krenari se ata bombarduan dhe shkatërruan industrinë bërthamore të Iranit. Shumë mirë, vazhdoni të ëndërroni” tha Ajatollah Khamenei.
Fuqitë perëndimore e akuzojnë Iranin se përpiqet fshehurazi të zhvillojë një bombë bërthamore nëpërmjet pasurimit të uraniumit dhe duan që ai të ndërpresë një aktivitet të tillë.
Teherani mohon se kërkon ta shndërrojë pasurimin në armë, duke thënë se programi ka vetëm qëllime civile për energji.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments