NJË KOMPLOT IRANIAN PËR TË VRARË AMBASADOREN E IZRAELIT NË SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS EINAT KRANZ NEIGER DËSHTOI ME SUKSES.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Uashington, Amerikë | “Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit komplotoi për të vrarë ambasadoren e Izraelit në Shtetet e Bashkuara të Meksikës duke filluar nga fundi i vitit të kaluar, por, përpjekja u përmbajt dhe nuk ka kërcënim aktual”.
Kështu tha një zyrtar amerikan të premten.
Zyrtari amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se komploti kundër ambasadores, Einat Kranz Neiger, ishte aktiv gjatë gjysmës së parë të këtij viti.
“Komploti u përmbajtë dhe nuk përbën një kërcënim aktual”, tha zyrtari në fjalë.
“Ky është vetëm rasti më i fundit në një histori të gjatë të shënjestrimit vdekjeprurës global të Iranit ndaj diplomatëve, gazetarëve, disidentëve dhe kujtdo që nuk pajtohet me ta, diçka që duhet të shqetësojë thellësisht çdo vend ku ka një prani iraniane”, tha zyrtari amerikan që nuk pranoi të thoshte se si u pengua komploti ose të ofronte më shumë detaje rreth operacionit.
Ministria e Jashtme e Izraelit, në një deklaratë, falënderoi shërbimet e sigurisë dhe të zbatimit të ligjit në Meksikë për pengimin e një rrjeti terrorist të drejtuar nga Irani që kërkoi të sulmonte ambasadorin e Izraelit në Meksikë.
Misioni i Iranit në OKB në Jorkun e Ri nuk pranoi të komentojë.
Shtetet e Bashkuara tdhe aleatët e tyre kanë pohuar shpesh se Irani dhe aleatët e tij kanë kërkuar të nisin sulme të dhunshme kundër kundërshtarëve të Teheranit.
Zyrtarët iranianë i kanë hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ato janë të motivuara politikisht.
Shërbimet e sigurisë në Britani dhe Suedi paralajmëruan vitin e kaluar se Teherani po përdorte ndërmjetës kriminalë për të kryer sulme të dhunshme në ato vende; Londra tha se kishte penguar 20 komplote të lidhura me Iranin që nga viti 2022.
Një duzinë vendesh të tjera kanë dënuar atë që e kanë quajtur një rritje të komploteve për vrasje, rrëmbime dhe ngacmime nga shërbimet e inteligjencës iraniane.
Shefi i spiunazhit të brendshëm britanik, drejtori i përgjithshëm i MI5, Ken Mek’Kollum (McCallum), tha muajin e kaluar se Irani po përpiqej me tërbim t’i heshtë kritikët e tij në të gjithë botën dhe përmendi se si Australia kishte ekspozuar përfshirjen iraniane në komplote antisemite dhe se si autoritetet holandeze kishin zbuluar një përpjekje të dështuar për vrasje.
Izraeli ka qenë prej kohësh një objektiv iranian, veçanërisht pasi izraelitët u angazhuan në një luftë ajrore me Iranin, që përfshinte bombardues amerikanë që sulmuan lokacionet bërthamore iraniane në qershor.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments