IRAN: NËNTË TË VDEKUR NGA ZJARRI NË NJË SPITAL NË RASHT (NË PROVINCËN VERIORE TË GILANIT).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 18, 2024
- 1 min read
Gilan, Iran | Të paktën nëntë pacientë kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që shpërtheu mëngjesin e sotëm në spitalin Kaem (Qaem), në Rasht, një qytet iranian që ndodhet në provincën veriore të Gilanit.
“Zjarri tani është vënë nën kontroll dhe 142 pacientë të tjerë janë transferuar në spitalet e tjera të qytetit”, tha prefekti i përgjithshëm i provincës, Assadollah Abbasi, siç raportoi televizioni shtetëror, duke shtuar se pacientët e vdekur u dërguan në repartin e kujdesit intensiv të këtij spitali.
Shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta dhe janë nën hetim.
“Sipas hetimeve paraprake, flakët nisën nga pajisjet elektrike (një furnizim me energji të pandërprerë UPS) të vendosura në bodrumin e spitalit, por hetimi vazhdon”, tha kreu i Universitetit të Shkencave Mjekësore të Gilanit, Mohammad Taghi Ashoubi, duke shtuar se në mesin e pacientëve të transferuar në Spitalet e tjera ka edhe pesë të porsalindur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments