IRAN | PRESIDENTI MASUD (MASOUD) PEZESHKIAN: NUK DUAM LUFTË POR DO T’I PËRGJIGJEMI AGRESIONIT; PAQËNDRUESHMËRIA NË RAJON NUK ËSHTË NË INTERES TË ASNJË VENDI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Teheran, Iran | “Ne nuk kërkojmë luftë dhe ky është mesazhi i qartë që i kemi dërguar botës deri më tani.
Por ne kurrë nuk do të qëndrojmë të qetë përballë ndonjë agresioni dhe do t'u japim një përgjigje vendimtare agresorëve”.
Kështu tha presidenti Masud (Masoud) Pezeshkian, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Irna”, në reagim ndaj sulmit të fundit të ShBA-ës ndaj Iranit.
“Paqëndrueshmëria në rajon nuk është në interes të asnjë vendi dhe do të përbëjë një sfidë për të gjithë.
Shtetet rajonale duhet të bashkojnë forcat dhe të punojnë për të siguruar sigurinë, ekonominë dhe zhvillimin e rajonit”, - tha presidenti Pezeshkian para se të nisej për në Kirgistan, ku do të marrë pjesë në samitin e 26-të të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments