INTELIGJENCA USHTARAKE UKRAINASE (GUR): MBI NJË MIJË KUBANË LUFTOJNË PËR FORCAT E ARMATOSURA RUSE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Mbi një mijë kubanë po luftojnë për Forcat e Armatosura Ruse në Ukrainë”, raportoi gazeta “Kyiv Independent”, duke ia atribuar informacionin Inteligjencës Ushtarake Ukrainase (GUR).
Në fillim të tetorit, Shtetet e Bashkuara deklasifikuan një kabllogram që vlerësonte se midis një mijë dhe pesë mijë kubanë po luftojnë ose kanë luftuar në Ukrainë, duke shërbyer me trupat ruse.
GUR-i dha një shifër afër skajit të poshtëm të këtij diapazoni - 1076, nga të cilët 96 janë të vdekur ose të zhdukur - por gjithashtu dha informacione shtesë.
Konkretisht, inteligjenca e Kievit pretendoi se ata janë trajnuar në një qendër në rajonin e Moskës, por marrin vetëm dy javë stërvitje ushtarake para se të dërgohen në frontin në Ukrainë.
Shumica dërrmuese e tyre përfundojnë në këmbësorinë sulmuese.
Sipas gazetës “Kyiv Independent”, qytetarët kubanë joshen drejt Rusisë nëpërmjet mashtrimit, përkatësisht me premtimin e punimeve fitimprurëse ndërtimore të reklamuara në mediat sociale virtuale si Facebook, YouTube dhe TikTok.
Udhëtimi i tyre drejt Rusisë lehtësohet nga ndërmjetës private, të cilët, ndonjëherë paguajnë për fluturimet, ndërsa institucionet diplomatike ruse lëshojnë viza turistike ose pune.
Megjithatë, me të mbërritur në Federatën Ruse, kubanezëve u paraqiten kontrata pune, por kontratat e shërbimit ushtarak hartohen në rusisht dhe pa përkthim.
Sipas inteligjencës ushtarake të Kievit, kubanezët janë kombësia e pestë më e madhe e huaj që lufton për Rusinë në Ukrainë, pas Uzbekistanit, Taxhikistanit, Kazakistanit dhe Bjellorusisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments