INTELIGJENCA UKRAINASE: JEMI TË BINDUR SE KOREJA E VERIUT FURNIZON ME ARMË RUSINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 13, 2024
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | Inteligjenca ukrainase është e vetëdijshme se Koreja e Veriut furnizon Rusisë me armë.
Siç tha z. Andrij Jusov (Andriy Yusov), zëdhënës i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës, të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv, Kievi po verifikon informacionin për dërgimin e raketave balistike të Koresë së Veriut në Rusi. Z. Jusov (Jusov) shtoi se Moska dhe Pheniani nuk e fshehin bashkëpunimin e tyre në sektorin e mbrojtjes. Sipas të dhënave të inteligjencës ukrainase, Koreja e Veriut dërgoi bomba, artileri dhe municione të shumta raketahedhëse në Rusi. “Tani vazhdojmë mbledhjen e të dhënave (…) në mënyrë që në të ardhmen të jetë e mundur të analizohet situata në mënyrë më të detajuar dhe të komentohet”, përfundoi zëdhënësi. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments