INTELIGJENCA UKRAINASE PËRGJON USHTARËT RUSË DUKE U MBURRUR SE HODHËN DIGËN NË ERË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 9, 2023
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Inteligjenca ukrainase ka përgjuar dhe ka publikuar audion e një bisede telefonike mes zyrtarëve rusë, në të cilën ata thonë se ishin ata që hodhën në erë digën e Kakhovka dhe jo ukrainasit- sipas raportimit të Rbc-Ukraine.
Nuk ishin ata (ukrainasit) që goditën digën. Është grupi ynë sabotues. Ata donin të trembnin njerëzit me këtë digë. Nuk shkoi sipas planit, por më shumë nga sa kishin parashikuar, thotë oficeri i ushtrisë ruse, i përgjuar duke përshkruar pasojat e shpërthimit.
Në përkthimin e gazetës britanike Rojtari (The Guardian) të audios nga rusishtja, ushtari i parë thotë: “Problemi kryesor është se hidrocentrali ftoh reaktorin e tyre bërthamor (të uzinës Zaporizhzhia). Dhe i dyti përgjigjet: Nuk ka problem. Do të shpërthejë dhe do të përfundojë gjithçka”.
Ushtari i parë rus: “Pra, ishte e jona. Nuk janë ata (ukrainasit), janë tanët?” Dhe tjetri thotë: “Vërtet, ishte i yni. Ata thanë se ishin khokhol (term nënçmues për ukrainasit) që e hodhën në erë.”
Moska dhe Kievi akuzojnë njëri-tjetrin për bombardimin e zonave të evakuimit. Për ukrainasit bilanci është 5 të vdekur dhe 13 të zhdukur, ndërsa Moska pretendon 8 viktima.
Instituti sizmologjik i Norvegjisë (Norsar) ka zbuluar një “shpërthim me origjinë nga rajoni i digës Kakhovka të Ukrainës përpara momentit të shembjes.” Kjo e dhënë nuk i atribuon shpërthimit një origjinë, por mbështet idenë se diga hidroelektrike, e vendosur në një zonë nën kontrollin rus, nuk është shembur për shkak të dëmtimeve të pësuara gjatë bombardimeve të muajve të kaluar. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)












































Comments