INTELIGJENCA ARTIFICIALE DUKET SE NUK KA KUFIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 14, 2023
- 4 min read

Uashington, SHBA | Kompleksi kufi-industrial i SHBA-së i është bashkuar lojës së inteligjencës artificale. Vitin e kaluar, Departamenti i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara reklamoi “vendosjen” e afërt në kufirin SHBA-Meksikë të “qenve robotikë”. Sipas një artikulli festiv të botuar në faqen e internetit të departamentit, qëllimi i programit ishte të “shtonte” praninë e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së (CBP) si dhe “të reduktonte ekspozimin e njerëzve ndaj rreziqeve kërcënuese për jetën”. Në rast se kishte ndonjë dyshim se cilat jetë njerëzore ishin shqetësuese, artikulli specifikonte: “Jugperëndimi amerikan është një rajon që ndërthur një peizazh të ashpër, ekstreme të temperaturave, dhe kërcënime të tjera të ndryshme jo-mjedisore që mund të krijojnë pengesa të rrezikshme për ata që patrullojnë kufirin.” Nuk mund të mohohet se kufiri SHBA-Meksikë është një vend jo mikpritës; thjesht pyesni kërkuesit e panumërt të strehimit që kanë vdekur duke u përpjekur të kalojnë nëpër të, kryesisht falë përpjekjeve të vazhdueshme të SHBA-së për të kriminalizuar në mënyrë efektive të drejtën e azilit. Dhe terreni po bëhet gjithnjë e më armiqësor me vrapimin e çmendur për të drejtuar të gjithë botën me inteligjencë artificiale. Përhapja e teknologjisë së mbikëqyrjes të mbështetur në Inteligjencë Artificiale ka detyruar gjithnjë e më shumë njerëzit pa dokumente në një territor gjithnjë e më të rrezikshëm, ku “kërcënimet jo-mjedisore” me sa duket tani do të përfshijnë edhe qentë robotë. Në vitin 2020, “Elbit Systems of America” – dega amerikane e “Elbit Systems of Israel”, një vend tjetër që kënaqet me mbajtjen e një regjimi vdekjeprurës kufitar – po shfaqte tashmë “zgjidhjen e re” të bazuar në Inteligjencë Artificiale për CBP, e cila do të punonte për të identifikuar “nëse ka një objekt me interes, si p.sh. një njeri ose automjet që i afrohet murit kufitar”. Sigurisht, ka pak gjëra kaq çnjerëzore sa reduktimi në “artikuj me interes” të njerëzve që shpesh kanë rrezikuar jetën e tyre mbi mijëra kilometra për t’iu afruar murit të përmendur kufitar. Në vitin 2022, CBP krijoi një Qendër të Inovacionit të Inteligjencës Artificiale. Më pas, në maj 2023, agjencia qeveritare njoftoi se kishte “përqafuar integrimin” e Inteligjencës Artificiale për të “mbështetur drejtpërdrejt përmbushjen e misionit të saj në të gjithë ndërmarrjen”. Administrata e z. Xho Baiden (Joe Bidenit, natyrisht, është plotësisht e dashuruar me të gjithë konceptin e murit virtual, së bashku me idenë se është disi shumë më e civilizuar sesa monstruoziteti fizik i parashikuar nga ish-presidenti Donald Tramp. Kuptohet, që vdejkja e azilkërkuesve në heshtje, në shkretëtirë, është shumë më pak sensacionale sesa t’i nënshtrosh ata në hendeqet e propozuara të z. Tramp, të mbushura me aligatorë dhe thumba që shpojnë mish. Por lufta është luftë, pavarësisht nëse bëhet nëpërmjet teknologjive “të mençura” apo jo. Dhe siç e dimë nga ndërmarrjet e shumta ushtarake të Amerikës, biznesi i vrasjes gëzon një tërheqje të fortë dypalëshe. Tani, rastësisht, një nga lojtarët kryesorë në lojën kufitare të Inteligjencës Artificiale është “Anduril Industries”, një kompani mbrojtëse e mbështetur nga miliarderi i krahut të djathtë, i zellshëmi Peter Thiel, miratimi i të cilës, i fantazive anti-migrante Trampiane nënvizon potencialin shumë fitimprurës të ksenofobisë. Që nga viti 2022, “Anduril Industries”, kishte lidhur tashmë një kontratë të fortë CBP për të vendosur 189 kulla autonome të mbikqyrjes në kufirin jugperëndimor të SHBA – një arritje e vërtetë në terren për entuziastët e Inteligjencës Artificiale. Dhe në spektaklin e përvitshëm distopian të këtij viti të njohur si “Ekspozita e Sigurisë Kufitare” – e mbajtur në El Paso, Teksas – teknologjia e mbikëqyrjes së “Anduril Industries”, vodhi shfaqjen së bashku me qentë robotë, dhe të tjerë, le të themi, “artikuj me interes” që mund të depozitohen në mënyrë të sigurtë nën kategorinë “i mërzitur si ferri”. Z. Tad Millër (Todd Miller), bashkëthemelues i “The Border Chronicle” dhe një vëzhgues veteran i kompleksit shumëmiliardë dollarësh kufitar-industrial, mori pjesë në ekspozitë në muajin maj, dhe më tha në një email të mëvonshëm se inteligjenca artificiale “ka kaluar në hiper-dridhje”. Duke vënë në dukje se “pothuajse gjithçka që shitësit po tregtojnë” në ditët e sotme, përmban një komponent të Inteligjencës Artificiale. Natyrisht, kufiri SHBA-Meksikë është tashmë mjaft çnjerëzor, pa shtimin e kullave të vëzhgimit, softuerit të njohjes së fytyrës, dhe shfrytëzimeve të tjera të fuqizuara nga Inteligjenca Artificiale. Kur një miku im i ri venezuelian i quajtur Johan kaloi nga qyteti kufitar meksikan i Ciudad Juárez në El Paso në muajin prill të vitit 2023, ai u ndalua për gjashtë ditë në Teksas nga personeli amerikan i imigracionit, që e trajtoi atë dhe shokët e tij “si qen”, tha ai më vonë. Johanit iu lejua një dush i vetëm gjatë ndalimit të tij gati njëjavor, pas së cilit ai u fluturua, i lidhur me pranga në duar dhe këmbë, në shtetin e Arizonës dhe u dëbua përsëri në Meksikë – një praktikë e njohur në SHBA që rrezikon qëllimisht jetën dhe mirëqenien e azilkërkuesve në emër të “parandalimit”. E gjithë kjo u bë nga njerëz të vërtetë të gjallë me një aftësi të dukshme për dhembshuri – gjë që sigurisht ju bën të shqetësoheni për atë që do të ndodhë kur makinat të jenë në krye. Ndërkohë, strehëkërkuesit nuk janë viktimat e vetme të fitimit të inteligjencës artificiale, dhe militarizimit të kufirit në përgjithësi. Kujtojmë se, në vitin 2020, CBP vendosi një dron “Predator” mbi qytetin e Mineapolis në përgjigje të protestave për vrasjen nga policia të 46-vjeçarit me ngjyrë të paarmatosur Xhorxh Flloid (George Floyd). Kufijtë, me sa duket, janë kudo ku SHBA-ja thotë se janë. Dhe ndërsa ne zhytemi me kokë në një epokë të qeverisur nga teknologjia që nuk njeh kufij fizikë, apo etikë, është me të vërtetë terren i rrezikshëm. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox.









___.png)


















































Comments