PIKA E KALIMIT KUFITAR “HANI I HOTIT”; SHKODËR | TOM NIKJA U ARRESTUA; I DËNUAR ME 9 MUAJ BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 hours ago
- 1 min read

Pika e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Tom Nikja, me moshë 50 vjeç.
Njoftim | Qarku Shkodër.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit kapën shtetasin në kërkim T. N., 50 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments