top of page
E BARDHË SHIRIT.png

INDRIT SHAQJA DYSHOHET SE BASHKËPUNOI ME SOKOL MJACAJN PËR VRASJEN E ARBEN LLESHIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 20, 2023
  • 2 min read

Elbasan, Shqipëri | Z. Indrit Shaqja, i dënuar me heqje të përjetshme lirie, dyshohet se ka bashkëpunuar me z. Sokol Mjacaj për vrasjen e z. Arben Lleshit, brenda IEVP (burgut) të Peqinit, më 15 dhjetor 2023.

Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë penale për z. Shaqja, i cili, ditën e vrasjes, mbeti i plagosur në këmbë.

Pritet që Prokuroria t’i drejtohet gjykatës me kërkesën që ndaj tij të shqiptohet masa e sigurimit “Arrest me burg” mbështetur mbi dyshimet e prokurorisë së ai ka bashkëpunuar për vrasjen e shokut të qëlisë, z. Arben Lleshi. NJOFTIMI I PROKURORISË SË ELBASANIT.

Ne vijim te veprimeve hetimore te kryera ne kuader te procedimit penal nr.1459/2023 ne date 19.12.2023 eshte rikqyrur vendi i ngjarjes, vendi ku eshte vrare viktima, qe perkon me dhomen e te denuarit Indrit Shaqja ne IEVP Peqin, nga kqyrja e imtesishme e sendeve qe ndodheshin ne dhome, konkretisht nje arke druri eshte sekuestruar nje send telefon celular qe i perket te denuarit Indrit Shaqja.

Gjate pyetjes se tij ai ka pranuar pronesine e sendit telefon celular, dhe ne keto rrethana eshte arrestuar nga policia gjyqesore e SHKBB per nenin 324/a K.Penal.

Në dosjen e ngjarjes thuhet se Shaqja lajmëroi Lleshin se po e kërkonin tek dritarja e qelisë kur Mjacaj qëlloi ndaj tij me armë.

Ndërkohë policët e burgut kanë dëshmuar se Shaqja e ka ndjekur Mjacajn deri në korridor pas vrasjes duke i thënë pse më vrave shokun.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page