INDI | QEVERIA MIRATOI BLERJE ARMATIMI ME VLERË 25 MILIARDË $.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Dehli i Ri, Indi | “Qeveria indiane ka miratuar blerjen e armëve të reja me vlerë rreth 2.38 trilionë rupi, afërsisht 25 miliardë dollarë ($).
Armatimet që Delhi i Ri synon të blejë përfshijnë sistemet raketore të mbrojtjes ajrore ruse S-400 dhe avionë transporti ushtarak”.
Kështu raportoi agjencia indiane e lajmeve “PTI”.
Sipas agjencisë së lajmeve, Ministria e Mbrojtjes në Delhin e Ri nuk ka specifikuar sasitë e sakta të armëve që do të blejë, por disa burime pohojnë se përfshin pesë njësi S-400 dhe 60 avionë transporti.
Rusia konsiderohet furnizuesi kryesor i armëve të Indisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments